Marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive, FSK-ja pjesë e aksioneve për ambient të pastër

Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimit për mbrojtjen e mjedisit.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se përmes kësaj marrëveshjeje Forca e Sigurisë së Kosovës do të mbështesë aksionet shtetërore me personel, makineri dhe kapacitete logjistike për të garantuar ambient të sigurt dhe të pastër.

“Mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi shtetërore dhe kërkon angazhim të përbashkët. Me këtë partneritet po dëshmojmë se institucionet e Kosovës veprojnë të bashkuara për të mbrojtur hapësirat publike, për të rritur sigurinë mjedisore dhe për t’u ofruar qytetarëve një vend më të pastër për të jetuar”, shkroi ai.