Tërmet me magnitudë 6.8 ballë godet Japoninë, lëshohet paralajmërim për cunami
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë paraprake 6.8 ballë të shkallës Rihter goditi sot (e martë) në mëngjes ishullin Kyushu në Japoni.
Sipas agjencisë Reuters, që citon Institutin Kombëtar për Kërkime mbi Shkencën e Tokës dhe Rezistencën ndaj Fatkeqësive (NIED), pas lëkundjeve autoritetet japoneze lëshuan një paralajmërim për cunami.
Transmetuesi publik NHK raportoi se pritet që valët e cunamit të arrijnë deri në një metër lartësi përgjatë zonave bregdetare të prekura.
Ndërsa Euro-Mediterranean Seismological Centre ka dhënë detaje lidhur me termetin.
Siç shihet në tabelen e tërmeteve, ky termet është pasuar edhe nga një sëri termetesh me magnitud më të ulët.