“Fluturon” çmimi i naftës në Kosovë
Po vazhdon trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë, shkruan Zeri.info.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) i ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, ku vërehet se nafta është shtrenjtuar për një cent.
Sipas këtyre të dhënave, sot një litër naftë mund të blihet për 1.73 euro, përderisa benzina e gazi nuk kanë pësuar ndryshime në çmim.
Sot një litër benzinë mund të blihet për 1.52 euro, kurse një litër gaz për 0.60 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vlejnë vetëm për 24 orë. /Zëri