Komuna e Ferizajt jep detaje për gjendjen në terren, pas reshjeve të shiut

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan vështirësi në disa komuna të Kosovës.

Edhe në Ferizaj u raportua se në disa pjesë është vështirësuar qarkullimi rrugor.

Por Komuna e Ferizajt thotë se gjendja është nën kontroll dhe ekipet e emergjencës janë në terren, raporton Zeri.info.

Po ashtu përmendin edhe gjendjen te nënkalimi, duke potencuar se përmes videove disasekondëshe është keqparaqitur gjendja në terren.

“Një video paksekondëshe e nënkalimit të vërshuar te Stacioni Policor, po qarkullon në rrjete sociale duke e keqparaqitur gjendjen në Ferizaj, e vërteta është se ekipet emergjente kanë intervenuar menjëherë dhe se të gjitha nënkalimet dhe akset tjera rrugore në kompetencën lokale janë të qarkullueshme, andaj dezinformimet dhe paraqitjet e pak sekondava nga gjendja nën kushte të reshjeve intensive dhe të pandërprera nuk janë pasqyrim i drejtë i gjendjes në terren”, thuhet në reagim.

Komuna e Ferizajt apelon te qytetarët të kenë kujdes, pasi reshjet janë paraparë gjatë tërë ditës. /Zëri