Përplasen dy motoçiklistë në Pejë, përfundojnë në spital
Dy persona kanë përfunduar në spital si pasojë e një aksidenti ndërmjet dy motoçikletave në Pejë.
Rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje në rrugën “Zahir Pajaziti”, ndërsa zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
Ndërkohë, njësitet policore po hetojnë shkaqet e aksidentit.