Kosova nënshkruan pesë marrëveshje me Francën
Ministri i deleguar për Evropën nga Republika e Francës, Benjamin Haddad dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, kanë nënshkruar sot një sërë marrëveshjes.
Pas takimit dypalësh, ministri francez dhe Konjufca, së bashku me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Murati, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushën e drejtësisë, arsimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare.
Ata pritet të mbajnë edhe një konferencë për media.