Aksident në rrugën Vushtrri - Polac, rrokulliset vetura
Një trafiku ka ndodhur mëngjesin e së dielës në rrugën Vushtrri - Polac.
Sipas raportimit të Klan Kosovës, një veturë është rrokullisur dhe ka përfunduar me katër rrotat përpjetë.
Dyshohet se katër persona kanë pësuar lëndime si pasojë e aksidentit.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka kryer ekzaminimet e nevojshme dhe po heton rrethanat që çuan deri tek aksidenti.
Ende nuk janë bërë të ditura detaje të tjera lidhur me gjendjen shëndetësore të të lënduarve ose shkaqet e aksidentit.