Dështimi i seancave për krime lufte, kërkohet bashkëpunim mes Gjykatës dhe Odës së Avokatëve

As mungesa e të akuzuarve në seancë nuk ishte pengesë për nisjen e një prej proceseve më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë, atë për masakrën e Reçakut.

Por kjo seanë nuk arriti të mbahej në ditën që ishte paralajmëruar, meqë jo të gjithë avokatët e caktuar sipas detyrës zyrtare ishin në seancë. Madje për disa prej të akuzuarve nuk dihej se kush ishin caktuar avokatë.

Rast i ngjashëm ndodhi edhe në seancën për dëbimin e shqiptarëve gjatë luftës së fundit, ndërkohë që gjyqtarët u ankuan se Oda e Avokatëve nuk komunikoi me ta.

Nga këta të fundit nuk janë përgjigjur në pyetjet e televizionit për këtë problematikë.

Ndërsa në Prokurorinë Speciale të Kosovës thonë se këto çështje duhet të adresohen në institucionet përgjegjëse, në mënyrë që të shmangen probleme të tilla.

“Prokuroria Speciale është e vetëdijshme se gjykimet në mungesë përbëjnë një praktikë të re dhe se, gjatë zbatimit të tyre, janë evidentuar sfida të caktuara procedurale.Besojmë dhe kërkojmë që këto çështje të adresohen përmes bashkëpunimit institucional ndërmjet Këshillit Gjyqësor dhe Odës së Avokatëve, me qëllim që në të ardhmen, seancat gjyqësore të mos shtyhen dhe procedurat gjyqësore të zhvillohen në mënyrë sa më efikase dhe në përputhje me ligjet në fuqi.”-ARBNORA LUTA – Zyrtare për Komunikim me Publikun në PSRK

Se duhet të ketë koordinim më të mirë mes Odës së Avokatëve dhe Gjykatës në Prishtinë thonë edhe në Fondin për të Drejtën Humanitare.

“Është cështja teknike dhe mund të bëhet një kordinim të themi apo mirëkuptim mes kryetarit të Gjykatës dhe kryetarit të Odës së avokatëve të gjejnë një zgjedhje me qëllim të efikasitetit të këtyre procesve pra të mos bëhet një praktikë jo e mirë për arsye se rastet e gjykimeve në mungesë kërkojnë përgaditje disa mujore për fillimin e gjykimit për arsye se këto raste janë më specifikike dhe kërkojnë që të përmbushen disa kushte me qëllim të fillimit të gjykimit”, ka thënë Amer Aliaj – Fondi për të Drejtën Humanitare.

Ndërkohë avokati Ardian Bajraktarit tregon se pse është e rëndësishme mbrotja në këto raste.

“Natyrisht kur jemi tek gjykimi në mungesë, prej sfidave jo të pakta që ka hy institut relativisht i ri i Kodit të procedurës penale, është çështja mbrojtjes bazuar në aspektin e kalumes me theks të vecant kur kemi të kaluarën e krimeve të luftës e ngjashëm, megjithatë duhet me pas parasysh se njëra prej të drejtave themelore për të garantuar një proces të drejtë gjyqësor është e drejta në mbrojtje gjatë gjithë fazës së procedurës”, ka thënë Ardian Bajraktari – Avokat.

Edhe në raportin e OSBE-së, të publikuar së fundmi për gjykimet për krimet e luftës, një ndër gjetjet kryesore që ishte vë në pah janë vonesat e shpeshta në procedura./dukagjini