Koci: Lirohet i riu nga Kosova që u ndalua nga policia serbe në Horgosh

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se është liruar nga policia serbe në Horgosh i riu nga Kosova, i cili ishte ndaluar gjatë një kontrolli në këtë pikë kufitare.

Sipas Kocit, gjatë kontrollit të veturës së tij, policia serbe kishte gjetur një emblemë të UÇK-së nën ulësen e automjetit, për të cilën i riu kishte deklaruar se nuk kishte pasur dijeni.

Koci tha se është i lumtur për lirimin e tij.

“Me rëndësi është që tash është i lirë. Procedura vazhdon”, ka shkruar Koci.