Yll Limani lë të hapur derën për Eurovision, por vetëm për Kosovën

Këngëtari Yll Limani ka bërë të ditur se nuk ka synime që në të ardhmen të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision, por la të hapur mundësinë për përfaqësimin e Kosovës, kurdo që vendi të pranohet.

I pyetur nga “Zëri” nëse Eurovisioni mbetet synim i tij, ai tha se çdo vit ka marrë ftesë nga Festivali i Radiotelevizionit Shqiptar, por tashmë prioritetet kanë ndryshuar dhe nuk e synon më një gjë të tillë.

“Nuk e di, edhe viteve e kaluara e kam pas ftesën gjithmonë nga Festivali i RTSH-së, por me angazhimet tona në koncerte dhe albume, nuk është fare koncentrimi dhe synimi andej, ndoshta kur Kosova të pranohet, dorëzoj një këngë dhe shkoj, por për momentin nuk e mendoj”, u përgjigj këngëtari.

Ylli pranoi se ka pasur këngë të cilat i ka paramenduar që do të ishin për skenën e Eurovisionit, si ajo “Lshoja Zanin”, por me kalimin e viteve kanë ndryshuar qëllimet dhe prioritetet.

Kujtojmë se Ylli ka qenë vetëm një herë pjesë e garës për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision. Ai në vitin 2016 mori pjesë në Festivalin e RTSH-së me këngën “Shiu”, por që atë vit fitoi këngëtarja tjetër kosovare, Lindita Halimi dhe shkoi në Eurovision me këngën “Botë”. /Zëri