Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet dhe kërcënimet e milicisë Houthi ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfshirë veprimet që synojnë pengimin e lundrimit detar në Detin e Kuq.
Konjufca tha se këto veprime rrezikojnë lirinë e navigimit dhe sigurinë rajonale, duke i cilësuar si të papranueshme.
“Dënoj fuqishëm sulmet dhe kërcënimet e milicisë Houthi kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfshirë sulmet që synojnë pengimin e lundrimit detar në Detin e Kuq. Veprime të tilla rrezikojnë lirinë e navigimit dhe sigurinë rajonale. Ato janë të papranueshme dhe duhet të refuzohen fuqishëm. Shpreh solidaritetin e palëkundur të Kosovës me homologun tim, ministrin e Jashtëm Faisal bin Farhan, si dhe mbështetjen tonë për përpjekjet drejt paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Jemen dhe në rajonin më të gjerë", ka shkruar kryediplomati kosovar në X.