Takohen kryeprokurori i Shtetit dhe drejtori i AKI-së
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim pune drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti.
Sipas njoftimit të prokurorit të Shtetit, Ajeti e uroi Gashin për marrjen e detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.
Gjatë takimit, të dy drejtuesit institucionalë konfirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore, me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë. /Zëri