Tensionet jashtë Kuvendit të Shqipërisë, policia shpërndan me ujë protestuesit [video]
Protesta para objektit të Kuvendit të Shqipërisë është përshkallëzuar.
Përballë rezistencës së vazhdueshme dhe bllokimit të akseve rrugore policia e Shtetit ka ndërhyrë duke hedhur ujë me presion drejt protestuesve për t’i shpërndarë ata.
Në terren janë angazhuar dy autobotë uji, të cilët po përdoren për të liruar segmentet rrugore të bllokuara.
Pavarësisht ndërhyrjes së mjeteve ujëhedhëse, qytetarët po refuzojnë të largohen nga ambientet e Parlamentit, duke e mbajtur situatën tejet të tensionuar, raporton euronews.al.