Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllet për qarkullim një segment i rrugës “Ilir Konushevci”, për shkak të zhvillimit të punimeve infrastrukturore.

Sipas njoftimit, segmenti që do të bllokohet shtrihet nga kryqëzimi me semaforë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” deri te kryqëzimi me semaforë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, ndërsa mbyllja do të zgjasë pesë ditë.

Për të shmangur vonesat në komunikacion, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Komuna ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për shqetësimet e mundshme, duke i falënderuar për bashkëpunimin gjatë realizimit të punimeve.