Zjarr në një fushë në Bresje të Fushë-Kosovës, intervenojnë zjarrfikësit [video]

Një zjarr ka shpërthyer sot në një fushë në fshatin Bresje, në komunën e Fushë Kosovës.

Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bar të thatë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e zjarrfikësve, të cilat kanë ndërhyrë për ta vënë zjarrin nën kontroll.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme në objekte banimi.

Autoritetet po punojnë për shuarjen e plotë të flakëve dhe vlerësimin e situatës.

Më poshtë mund të shihni pamjet nga vendi i ngjarjes. /Indeksonline