Sërish rriten çmimet e derivateve, nafta shtrenjtohet për katër centë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës.

Sipas këtij vendimi, një litër naftë sot do të shitet për 1.60 centë, që në krahasim me ditën e djeshme ka rritje për katër centë.

Benzina do të shitet për 1.43 centë, kurse dje çmimi maksimal ka qenë 1.40 centë.

Rritje nuk ka pësuar gazi dhe do të vazhdojë të shitet për 60 centë.

Bëhet e ditur se këto çmime do të hyjnë në fuqi nga ora 10:00. /Zëri