Dyshohet se kanosi një person, pas bastisjes policia gjen në pronat e ferizajasit armë dhe fishekë
Një person ka njoftuar policinë se është kanosur nga një mashkull kosovar.
Sipas raportit të Policisë, rasti ka ndodhur më 15 korrik në Prizren, në orën 16:00, teksa me konsultim me prokurorin janë kryer bastisje në pronat e të dyshuarit në rajonin e Ferizajt.
Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjuetie, 31 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator, dy këllëfë të pistoletave, një thikë dhe një pushkë ajrore e dëmtuar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.
“Prizren, 15.07.2026 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar. Në konsultim me prokurorin, janë kryer bastisje në pronat e të dyshuarit në rajonin e Ferizajt, ku janë gjetur dhe sekuestruar: një pushkë gjuetie, 31 fishekë të pushkës së gjuetisë, një karikator, dy këllëfë të pistoletave, një thikë dhe një pushkë ajrore e dëmtuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas inicimit të rastit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së. /Zëri