Vdes një person në Podujvë, dyshohet se ra nga lartësia e një objekti

Një person ka humbur jetën këtë të enjte në Podujevë, pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 14:00 në rrugën “Ilir Konushevci”.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka konfirmuar Pllana për “Zërin”.