Zyrtare: Assane Diatta, lojtar i ri i Prishtinës
Klubi kryeqytetas Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e Assane Diattas, duke shtuar një tjetër përforcim në organikën e skuadrës për sezonin e ri.
Futbollisti tashmë i është bashkuar ekipit në Bolu të Turqisë, ku bardhekaltrit po zhvillojnë fazën përgatitore nën drejtimin e stafit teknik, me synimin për të qenë gati për sfidat që i presin në kampionat dhe në garat evropiane.
Diatta vjen nga Malisheva, ku pati një edicion shumë të suksesshëm, duke realizuar 11 gola dhe shtatë asistime në 31 paraqitje në Superligën e Kosovës dhe Kupën e Kosovës.
Me profilin e tij sulmues, shpejtësinë dhe aftësinë për të kontribuar si në shënimin, ashtu edhe në krijimin e rasteve, ai pritet të jetë një nga armët kryesore të Prishtinës në sezonin 2026/27.