Zhduket një 55-vjeçar në Gjakovë, familja kërkon ndihmën e qytetarëve

Një person rreth 55 vjeç është raportuar i zhdukur në Gjakovë, ndërsa familjarët kanë bërë apel për ndihmë në gjetjen e tij.

Sipas njoftimit të familjes, Shani Krasniqi është larguar nga shtëpia të mërkurën rreth orës 09:00, me një veturë të tipit Golf 3 me ngjyrë të kaltër, dhe që nga ajo kohë nuk është kthyer.

Familjarët bëjnë të ditur se ai është larguar pa telefon, dokumente personale dhe para.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, konkretisht në Gjakovë, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin e personit të zhdukur dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Familja u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të kenë ndonjë informacion për vendndodhjen e Shani Krasniqit që të kontaktojnë Policinë e Kosovës ose familjarët sa më parë.