ATK: Regjistrimi i punëtorëve, hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) rikujton se regjistrimi i punëtorëve nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Përmes një njoftimi, ATK-ja thotë se punëdhënësit duhet të sigurohen që punëtorët e rinj të regjistrohen me kohë dhe që të dhënat e punëtorëve ekzistues të jenë gjithmonë të përditësuara.

Mbajtja e të dhënave të sakta ndihmon në shmangien e parregullsive dhe në përmbushjen e obligimeve që dalin nga legjislacioni në fuqi.

Njoftimi i plotë:

Regjistrimi i punëtorëve nuk është vetëm obligim ligjor, por edhe hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

Sigurohuni që punëtorët e rinj të regjistrohen me kohë dhe që të dhënat e punëtorëve ekzistues të jenë gjithmonë të përditësuara.

Të dhënat e sakta ndihmojnë në shmangien e parregullsive dhe në përmbushjen e obligimeve ndaj ligjit.