Një i vdekur në aksident trafiku dhe mbi 2000 tiketa të shqiptuara gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka bërë publike të dhënat e përgjithshme përgjatë 24 orëve të fundit në vend.

Sipas raportit policor, për gjatë 24 orëve është shënuar një aksident me fatalitet, kurse 22 me të lënduar dhe 39 me dëme materiale.

Në anën tjetër, 17 persona janë të arrestuar, nëntë në mbajtje, kurse një në ndalim dhe 2395 tiketa janë shqiptuar. /Zëri