Fushtica zgjedhet Kryetar i Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, Lulzim Fushtica, është zgjedhur Kryetar i Kolegjiumit për Siguri dhe Emergjenca në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Në njoftimin thuhet se ky besim është vlerësim për punën dhe përkushtimin e tij, por njëkohësisht edhe për modelin që po ndërton Kryeqyteti edhe në fushën e sigurisë publike dhe menaxhimit të emergjencave.
Si Kryeqytet, do të jemi gjithmonë të gatshëm të ndajmë përvojën tonë, të unifikojmë qasjet, të mbështesim secilën komunë dhe të kontribuojmë në ndërtimin e një sistemi më të koordinuar e më të fortë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës, thotë njoftimi.