Operacion i kërkim-shpëtimit në lumin Mat, angazhohen pjesëtarë nga Kosova
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka nisur një operacion në lumin Mat në Shqipëri.
Dyshohet se të njëjtët janë në kërkim të trupit të Erkin Likës, i cili dyshohet se ka humbur jetën, teksa ishte në shkëmbinjtë pranë Urës së Vashës, në zonën e Klosit.
Sipas informacioneve paraprake, Lika ndodhej në zonë së bashku me grupin, ndërsa dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën.