SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon atë
Gjatë gjithë ditës, Irani ka këmbëngulur se Ngushtica e Hormuzit është mbyllur, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës po raportojnë të kundërtën.
Komanda Qendrore e ShBA-së i ka siguruar anijet se kalimi është i hapur për të gjithë ata që lëvizin ligjërisht nëpër rrugën ujore, raporton Sky News.
Në njoftimin e kësaj komande thuhet se forcat amerikane janë “të pozicionuara dhe të përgatitura” për t’u siguruar që anijet të lëvizin lirshëm.
“Irani nuk e kontrollon ngushticën. Trafiku është i rrjedhshëm”, thuhet në deklaratën e Komandës Qendrore të ShBA-së.