Rama publikon pamjet nga stadiumi ku do mbahet koncerti i Kanye West

Pak orë para se të mbahet në Tiranë koncerti i Kanye West, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga stadiumi ku do të zhvillohet eventi.

Për kryeministrin ku koncert do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të muzikës.

“GATI STADIUMI I KONCERTIT që do të fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale, atë të komunitetit botëror të amatorëve të muzikës, të cilët falë ngjarjes muzikore të mbrëmjes së sotme do të bëjnë atë që bëjnë kudo shkon Kanye West: Do të vijnë të vizitojnë Shqipërinë”, shkruan Rama.

Përmes këtyre pamje, Rama u përgjigjet edhe kritikave në lidhje me shumën e akorduar nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për këtë organizim, prej 4 milionë eurosh.

Sipas Ramës ky nuk është shpenzim por investim që vendit do t’i kthehet pas nga vizitorët që kanë mbërritur në Tiranë në 48 orët e fundit, raporton TopChanel.

“Disa vazhdojnë të flasin për 4 milionë euro shpenzim për një natë, por VETLM KUSH NUK DO S’E KUPTON që ato 4 milionë janë një INVESTIM, i cili do të rikthehet nga mijëra vizitorët që në 48 orët e fundit janë shtuar në hotelet, apartamentet, restorantet, baret, dyqanet, taksitë. Më shumë se sa 4 milionë do të jenë të ardhurat që do të rikthehen edhe në vetë arkën e shtetit, nga rritja e konsumit – është vërtetë gjynah që rrimë bëjmë këtë bisedë, në një ditë të shënuar kulturore si kjo për Shqipërinë”, thotë Rama duke e cilësuar si një marketing për Shqipërinë.