Të shtëna me armë zjarri në aheng familjar në Viti, i sekuestrohet arma dhe fishekët
Një person kishte shtënë me armë gjatë një ahengu familjar në Viti.
Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur dje rreth orës 20:10, në Viti, raporton Zeri.info.
"Viti 10.07.2026-20:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë një ahengu familjar, kishte gjuajtur me armë zjarrit në ajër. Nga i dyshuari janë sekuestruar një revole me gaz me 6 fishekë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri