Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi fizikisht të dashurën e tij
Një person është arrestuar në Mitrovicën e Jugut, pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij pas një mosmarrëveshjeje.
Sipas PK-së thuhet se rasti ka ndodhur më datën 09.07.2026 rreth orës 22:00, në Mitrovicë Jugut, raporton Zeri.info.
Mitrovicë Jugu 09.07.2026-22:00. Është raportuar se një femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Zëri