Prangoset personi i kërkuar në Gjakovë, dyshohet se kanosi policët përmes rrjeteve sociale
Një person është arrestuar nga Njësiti Anti-Drogë në fshatin Rracaj të Gjakovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhër-arrest aktiv.
Sipas njoftimit të PK-së, thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 20:20 në fshatin Rracaj të Gjakovës, raporton Zeri.info.
"Fsh. Rracaj, Gjakovë 10.07.2026-20:20. Njësiti i anti-drogës ka arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar, për të cilin kishte urdhër-arrest aktiv. Pas verifikimit është vërtetuar se i dyshuari përmes rrjeteve sociale kishte kanosur zyrtarët policorë, për të cilin rast është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës. I dyshuari dërgohet në qendrën e paraburgimit", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri