Hetohet vdekja e një personi në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan

Një person ka vdekur të premten mbrëma në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se rasti mishte ndodhur dje rreth orës 22:00, në rrugën "Vjosa", në Gjilan, raporton Zeri.info.

"Rr. Vjosa, Gjilan 10.07.2026-22:00. Është raportuar se në Qendrën e Shëndetit Mendor, viktimës mashkull kosovar i ishte keqësuar gjendja shëndetësore dhe kishte vdekur. Vdekjen e kishte konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion", thuhet në njoftimin e PK-së. /Zëri