WSJ: Izraeli zbuloi planin e ri iranian për ta vrarë Trumpin

Informacionet e reja nga inteligjenca e Izraelit që ka ndarë me SHBA-në tregonin një plan të ri iranian për të vrarë presidentin Trump, zbulim ky që riktheu tensionet në mes të SHBA-së dhe Iranit.

Irani për vite me radhë është zotuar hapur se do të hakmerret kundër Trumpit për vrasjen e Qassem Soleimanit, i cili ishte një gjeneral i lartë në Trupat e Gardës Revolucionare Islamike, gjatë mandatit të parë të presidentit, ka raportuar Wall Street Journal.

Edh Turmp gjatë qëndrimit në Ankara në kuadër të samitit të NATO-s, deklaroi se është cak i regjimit Iranin.

“Ata duan ta eliminojnë udhëheqësin e SHBA-së—mua. Unë jam në çdo listë. E pashë këtë mëngjes, jam në secilën prej listave të tyre. Dhe deri më tani, mendoj se kam qenë pak me fat, por kjo ndoshta nuk zgjat shumë”, tha Trumpi.

Ndërsa pjesëmarrësit në funeralin e udhëheqësit suprem të vrarë iranian, Ali Khamenei, kënduan për vdekjen e Trumitp, me pjesëmarrësit që zbuluan një banderolë ku shkruhej "ne do ta vrasim Trumpin".