Kanosi një zyrtar policor, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar, pasi i njëjti ka kërcënuar një zyrtar policor, duke i dërguar mesazhe në telefon.

Rasti ka ndodhur dje (e enjte) rreth orës 20:00 në Prizren.

Sipas raportit të PK-së, gjatë hetimit fillestar dyshohet se kanosja ndërlidhet me një rast penal që e ka hetuar zyrtari policor.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prizren, 09.07.2026 – 20:11. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti i kishte dërguar një mesazh në telefon me përmbajtje kërcënuese viktimës mashkull kosovar, (zyrtar policor). Gjatë hetimit fillestar, dyshohet se kanosja ndërlidhet me një rast penal që e ka hetuar zyrtari policor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të PK-së. /Zëri