Franca kalon në epërsi, Mbappe realizon një gol spektakolar
Franca ka kaluar në epërsi 1-0 ndaj Marokut në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, falë një goli të Kylian Mbappes në pjesën e dytë.
Ylli francez realizoi në minutën e 60-të me një goditje të fuqishme nga distanca, duke e dërguar topin pranë shtyllës së djathtë dhe duke mposhtur portierin Bono.
Mbappe u rehabilitua në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi në pjesën e parë kishte humbur një penallti, të cilën Bono e priti me sukses.
Me këtë gol, Franca ka marrë avantazhin në një ndeshje shumë të luftuar dhe është më pranë sigurimit të një bilete për në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. /telegrafi