Trumpi mbërrin në darkën e liderëve të NATO-s
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbërritur në darkën e liderëve të NATO-s, ku u prit nga udhëheqësi i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në kompleksin presidencial në Ankara.
Pasi eci përgjatë qilimit me roje nderi ushtarake, Trump shtrëngoi duart me Erdoganin e pastaj foli edhe me gruan e tij, raporton Sky News.
Trump u takua me Erdoganin edhe përpara samitit, kur ai njoftoi se ShBA do të heqin sanksionet ndaj Turqisë.
Duke folur para gazetarëve, Trump e lavdëroi vazhdimisht Erdoganin, duke thënë se ai kishte “kimi” me të dhe se marrëdhënia me Ankaranë nuk ka qenë kurrë më e mirë.