Drita barazon në ndeshjen e parë kualifikuese të Ligës së Kampionëve

Kampionia e Kosovës, Drita ka barazuar në ndeshjen e parë të fazë së parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Skuadra kampione e Kosovës barazoi 1-1 me kampionin e Lituanisë, Kauno Zalgiris, me ndeshjen e zhvilluar në Lituani.

Vendasit shënuan të parët me anë të Amine Benchaib, në minutën e 24-të të ndeshjes.

Drita pati posedimin gjatë pjesës së parë, por nuk arriti të shënojë gol.

Në pjesën e dytë, kampionia e Kosovës arriti të gjejë golin e barazimit në minutat e fundit të kohës së rregullt.

Ishte Blerim Krasniqi që shënoi në minutën e 82-të.

Ai u asistua nga Raddy Ovouka.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, të martën e 14 korrikut.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luajë në fazën e dytë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.