Trumpi mbërrin në Ankara, pritet të takohet me Erdoganin para samitit të NATO-s

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka mbërritur në Ankara me avionin presidencial “Air Force One”, përpara nisjes së samitit të NATO-s.

Më herët gjatë ditës në kryeqytetin turk kishte mbërritur edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Sipas njoftimeve, Trumpi pritet të zhvillojë fillimisht një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përpara se t'u bashkohet liderëve të tjerë në samitin e NATO-s. /Zëri