Nis protesta e fermerëve te Ministria e Bujqësisë

Një numër i fermerëve tashmë kanë mbërritur te Ministria e Bujqësisë, ku do të protestohet në shenjë pakënaqësie për ndalimin e grumbullimit të qumështit.

Ata tashmë me mjete motorike traktorë e cisterna ua kanë mësyrë zyrave të MBPZHR-së.

Kjo protestë u paralajmërua qysh ditën e djeshme.

Protesta tashmë ka filluar, derisa rrugës fermerët po u bien vazhdimisht borive.