Aksident trafiku në Gërdoc të Podujevës, vdes një person

Një person ka ndërruar jetë sot rreth orës 00:30 në një aksident trafiku në fshatin Gërdoc të Podujevës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, në aksident ka qenë e përfshirë një veturë.

“Rreth orës 00:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Gërdoc të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë. Si pasojë e lëndimeve të marra, një person ka humbur jetën. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent në vendin e ngjarjes”, ka thënë Pllana.

Siç tha Pllana njësitet e Trafikut Rajonal të Prishtinës, në koordinim me prokurorin e shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij aksidenti.