Policia rajonale në Ferizaj vazhdon me aktivitetet në terren, për siguri më të madhe në komunikacion

Brenda 24 orëve të fundit njësitet policore të rajonit të Ferizajt kanë shtuar aktivitetet në terren, me qëllim rritjen e sigurisë në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar katër aksidente trafiku, dy me lëndime (dy persona janë lënduar) dhe dy me dëme materiale, ndërsa janë shqiptuar gjithsej 284 gjoba për kundërvajtje.

Gjobat e shqiptuara ndahen si vijon:

94 për tejkalim të shpejtësisë;

52 për parkim të parregullt;

24 për qarkullim me afat të skaduar të regjistrimit të mjetit;

21 për mosrespektim të shenjave të komunikacionit;

10 për përdorim të telefonit gjatë ngasjes;

9 për drejtim të mjetit pa patentë shofer;

4 për mos përdorim të rripit të sigurisë;

70 kundërvajtje të tjera.

Po ashtu, si rezultat i shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut, janë konfiskuar: katër automjet dhe gjashtë skuterë/motoçikleta dhe tre patentë shoferë.

Policia rajonale e Ferizajt apelon te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe ngritjes së sigurisë në rrugë.