Të shtëna armësh në Podujevë, plagosen tre persona

Tre persona kanë mbetur të plagosur sot në Podujevë pastë shtënave me armë.

Policia ka konfirmuar për “Zërin” rastin, ku thuhet se ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa tre të plagosurit janë dërguar për në QKUK, transmeton Zeri.info.

Aktualisht s’ka të arrestuar.

“Rreth orës 13:30 është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Aktualisht njësitet policore po vijojnë me ndërmarrjen e veprimeve operativo-hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes”, konfirmon për Zeri.info Enis Pllana, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prishtinës. /Zëri