Protestuesit në Tiranë përplasen me policinë te Parlamenti, tre policë të lënduar e disa të arrestuar
Përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë paraditen e sotme (e enjte) përpara Parlamentit, teksa deputetët do të mblidhen në seancën e radhës parlamentare.
Disa pre protestuesve kanë goditur me vezë deputetët, çka ka bërë që policia të reagojë, duke i shoqëruar në komisariat.
Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që policia të përdorte edhe spray lotsjellës. /TCH