Vetëdorëzohet në Polici serbi, i dyshuar për tentim vrasjen e ndodhur para pesë vjetësh në Shillovë

Një shtetas i Serbisë është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës lidhur me një rast të tentim vrasjes, i cili kishte ndodhur në fshatin Shillovë të Gjilanit më 7 mars 2021.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari është vetëdorëzuar më 1 korrik 2026. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Rasti i tentim vrasjes mbetet në procedurë të mëtejshme hetimore. /Zëri