Publikohen rezultatet e intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit

Paneli Vlerësues ka publikuar rezultatet e intervistimit të kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Rezultatet e intervistimit janë kështu: Zejnullah Gashi mori 91.6 pikë, Atdhe Dema 89.3 pikë, Naim Abazi 89 pikë, Rafet Halimi 87 pikë dhe Shqipdon Fazliu 86.5 pikë.

Bazuar në këtë rezultat, të pesë kandidatët propozohen pwr votim në Këshill.

Në garë janë pesë kandidatë: Atdhe Dema, Naim Abazi, Rafet Halimi, Shqipdon Fazliu dhe Zejnullah Gashi. /BetimipërDrejtësi.