Anulohen rreth 70 fluturime në Cyrih të Zvicrës për shkak të stuhive
Rreth 70 fluturime u anuluan në aeroportin e Zurichut të Zvicrës nga mbrëmja e së martës deri në mëngjesin e së mërkurës për shkak të stuhisë, raportoi Swissinfo.
Një zëdhënëse e aeroportit tha se më shumë se 30 fluturime në rrugë për në Cyrih u devijuan në aeroporte të tjera, duke përfshirë Sttutgartin, Gjenevën dhe Baselin, përveç rreth 70 anulimeve, shkruan Anadolu.
Anulimet prishën planet e udhëtimit të shumë pasagjerëve, shumë prej të cilëve u detyruan të qëndronin në aeroport për disa orë.
Stuhitë kishin detyruar tashmë anulimin e 44 fluturimeve në aeroport të martën në mbrëmje, duke ndikuar më tej në operacione.