Një i lënduar në aksidentin mes veturës dhe trenit në Fushë-Kosovë
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Fushë-Kosovë mes një veture dhe treni.
Këtë e ka konfirmuar për “Zërin”, Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Prishtinën.
“Rreth orës 14:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në Fushë-Kosovë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një tren. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku Rajonal”, tha Pllana. /Zëri