Linja 7C në kryeqytet rikthehet në itinerarin e saj të mëparshëm

Nga sot, më 1 korrik, ka hyrë në fuqi ndryshimi i itinerarit të linjës së autobusëve 7C në Prishtinë.

Sipas vendimit të Komunës, linja 7C do të rikthehet në itinerarin e mëparshëm të funksionimit, duke përfunduar qarkullimin e saj te rrethi i kazermës “Adem Jashari”, ose siç njihet nga qytetarët rrethi i FSK-së, ashtu siç ka qenë edhe më herët.

Sipas Komunës, ndryshimi është bërë për të përmirësuar organizimin e transportit publik, për të rritur efikasitetin e linjës dhe për të siguruar respektim më të saktë të orareve të qarkullimit.