Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, furgoni del nga rruga, bllokohen pasagjerët

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë të martës në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Mësohet se pasagjerët kanë mbetur të bllokuar brenda në mjet, ndërsa ende nuk dihet shkaqet e aksidentit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur disa ambulanca, që kanë transportuar në spital disa prej të plagosurve.

Ndërsa forcat zjarrfikëse po përpiqen të nxjerrin jashtë mjetit personat e mbetur brenda, mes të cilëve raportohet se ka edhe fëmijë. /a2cnn