Edhe sot vapë, temperaturat deri në 35 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shtim i vranësirave, të cilat vende-vende do të krijojnë kushte për reshje lokale shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 e 18 gradë celsius, kurse ato maksimalet e ditës do të arrijnë në 32 e 35 gradë celsius.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1 deri në 10 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit: