Publikohen çmimet e derivateve, ja sa kushton një litër naftë sot në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.

Sipas MINTI-t, çmimi i naftës mbetet i njëjtë sikurse të shtunën, pra sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet për 1.37 euro.

Ndryshme në çmim ka benzina, e cila është shtrenjtuar për 1 centë. Pra sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet 1.35 euro në krahasim me 1.34 sa ishte gjatë së shtunës.

Ndërkaq në gaz nuk ka pasur ndonjë ndryshim, edhe sot një litër naftë mund të blihet për 0.67 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë vetëm për ditën e sotme. /Zëri