Gjendet pa shenja jete një femër në Prishtinë, Policia nis hetimet
Një femër është gjendur pa shenja jete dje në Prishtinë.
Sipas njoftimit të PK-së thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në rrugën “ Nazim Gafurri” në Prishtinë, raporton Zeri.info.
“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 26.06.2026 – NN. Është raportuar se viktima femër kosovare, është gjetur pa shenja jete nga familjarët. Njësit relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri